Abdullahu: Kurti do ta heq taksën pas një trysnie më të madhe, e pastaj do të shtiret se bëri veprim pragmatik

Analisti politik, Faton Abdullahu, thotë Albin Kurti me qëllim nuk po e heq taksën, megjithëse do të duhej ta bënte që sot këtë.

Ai thotë se Kurti po pret të rritet trysnia ndaj tij, s inga ndërkombëtarët e edhe nga partneri i koalicionit, që pastaj ta paraqes heqjen e taksës si vendim pragmatic nga ana e tij.

Postimi i plotë:

Sot Qeveria e Kosovës do të duhej të dal me qëndrim unik për taksën. Por qëndrim unik Qeveria Kurti nuk ka. Ai qëndrim do të duhej të ishte heqja e saj. Por ka vetëm një arsye pse kjo nuk po ndodh. Qeveritarët aktual, sidomos LV –ja, me qasjen e saj tradicionale dhe të gjatë për nga koha ja ka lidhur vetes këmbët, përveç tjerash edhe duke konstatuar vazhdimisht se votat i kanë fituar edhe mbi këtë kauzë refuzimi e ndëshkimi ndaj Serbisë.

Prandaj këto ditë Qeveria Kurti nuk po e heq taksën por po pret që të rritet edhe më trysnia për heqjen e saj edhe nga faktori ndërkombëtar, sidomos SHBA-t, të rritët trysnia edhe nga faktori i brendshëm, sidomos nga partneri LDK, me qëllim që më pas heqja e taksës të duket dhe të ofrohet si reagim pragmatik i Kurtit ndaj rrethanave të reja.

Ndërkohë Kurti do të shkoj këmbë në punë dhe ata që ngazëllehen me këtë fore nuk e kanë idenë se pa heqjen e taksës, pa koordinim të plotë me SHBA-t mbi dialogun me Serbinë, puna e Kurtit, dhe puna e të mirave të Kosovës do të vihen në pyetje gjithnjë e më shumë. E keqaja që po i ndodh Kosovës brenda kohës sa po ndodh refuzimi i heqjes së taksës, po rritet shpejt si ortek bore.