Abdullahu: Kurti nuk ka ndryshu, asnjëherë s’kishte qasje ngazëllyese ndaj Amerikës

Analisti Faton Abdullahu thotë se Albin Kurti gjithmonë ka pasë rezerva ndaj ShBA-së.

“Zoti Kurti nuk ka ndryshu, zoti Kurti ka qenë i tillë edhe më herët, qasjen nuk e ka pasë ndaj amerikanëve ngazëllyese, ka pasë rezerva. Por ka qenë LDK që ka ndryshu duke mendu që Albin Kurti do të ndryshojë. Qeveria Kurti ka rënë për shkak të dialogut, edhe kjo e Haradinajt ka rënë për cështje të dialogut edhe ajo ku kam qenë unë këshilltar”, ka thënë Abdullahu, përcjell Periskopi.

“Shumica fiton gjithmonë në demokraci dhe këtyre iu ka shku për shtati shumë mirë me LDK-në .O është vet qeveria Kurti vet brenda që u prish, si vike rendi kërkujt me u marrë me këtë qeveri, e shkarkoi ministrin Veliu, pse e shkarkoi ministrin Hoti por në fakt, ishte cështja e dialogut. Nëse dikush në të ardhmen përcahet si Qeveria Kurti, krejt kanë me ia bë si këta tjerët”, ka thënë Abdullahu.