Abdullahu – Kurtit: O bir pa ty bohet ma mirë, bindu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu i është drejtuar kryeministrit Albin Kurti, duke i thënë “o bir pa ty bohet ma mirë, bindu”.

Ai ka vendosur një sërë epitetesh kryeqeveritarit kosovar, teksa ka shkruar poshtë populizimi.

Postimi i tij:

O bir pa ty bohet ma mirë, bindu

M’tha njoni – Faton paske gabu dje se në intervistë e sipër i paske thonë “O bir” Kryeministrit në Tv Dukagjin- Mirë e ki i thash, nuk oshtë dasht, se kjo ka pak konotacion kolegial, përgdhëls, u dasht mi thonë ……..

– O bukpërmys që mendon se me ty filloj e drejta dhe drejtësia e nuk e sheh se para teje u bo shteti dhe demokracia.
– O politikan donkishotian që mendon se pa ShBA-n munesh me fitu kundër Serbisë.
– O ‘Barmen Politik’ që ofron ‘koktej aferash korruptive’ më të rejat në qytet.
– O kryepopulist që din anglisht ama nuk i kupton amerikanët.
– O shqiptar që më së miri po e kupton greqishtën në Greqi e mas paku shqipen në Shqipëri
– O fjalaman që kurrë se kuptove atë të njohurën latine “res non verba” ‘vepra jo fjalë’.
– O pishmanli që s’le qërshi pa e përbi
– O hakubet në politikë që për dy vjet i ke trem e kanë ik 120 mijë qytetarë nga Kosova.
– O bir s’po të dhez kurgjo.

Poshtë populizmi