Abdullahu: Nëse Kurti vazhdon përpara me reciprocitetin atëherë qeveria do të bie

Analisti politik Faton Abdullahu, ka thënë në T7 se vendimi i qeverisë për shkarkimin e koordinatorëve nacional ka qenë i drejtë, por se gjithashtu ajo po eklipson vërejtjet e të Dërguarit të Posaçëm të Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

“Vendimi i Kurtit ka qenë i drejtë, mirë ajo që po ndodhë dhe që na është imponuar neve si analistë dhe juve si gazetarë, është fakti se po eklipsohet problemi i taksës. Ne po merremi me vendimin e Kurtit që është vendim i drejtë, por në anën tjetër kemi një sfidë tjetër shumë të rëndësishme”, ka thënë Abdullahu.

“Qeveria PDK-LDK kishte bërë mirë moralisht që nuk mori këso vendime, dhe nuk ishte ardhur puna që kur të ndërrohej qeveria të vinte dikush që tua rregullonte gabimet”, shtoi ai.

Tutje Abdullahu tha se nëse Kurti vendos të shkojë përpara me reciprocitetin atëherë qeveria e tij do të bie.

“Nuk do të ketë as reciprocitet as taksë. Nëse Kurti vazhdon përpara me reciprocitetin atëherë qeveria do të bie. Reciprociteti është shumë më i vrazhdë se sa taksa ndaj Serbisë, këtë duhet ta qartësojmë. Nuk është se me largimin e taksës dhe vendosjen e kësaj takse do të zbutej situata”