Abelard Tahiri: VV-së e LDK-së iu ka humbur rruga në oborr, nuk janë unik as brenda qeverisë

Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se heqja e taksës që mundëson dialogun nuk është temë e rastësishme as e thjeshtë.

“Që nga koha e parafushatës zgjedhore dhe tash pas një muaj qeverisje ky koalicion i kanë gënjyer qyetarët e Kosovës se kanë një qëndrim të unifikuar rreth kësaj teme, kanë gënjyer në mënyrë absolute. Kjo u pa qartë gjatë javës që shkoi, kryeministri flet diçka tjetër, partneri i tij i koalicionit diçka tjetër. Qeveria e shpresës na u kthy sot si qeveri e izolimit, ky është fundi i gënjeshtrave. Kjo papërgjegjësi e kryeministrit dhe kjo papërgjegjësi e këtij koaliconi po na fut në qorrsokak. Ky koalicion i kanë qëndrimet e kundërta dhe të papajtueshme”, ka deklaruar Tahiri, raporton lajmi.net.

Sipas tij, është hera e parë që një kryeministër e then tradtiën me SHBA-të.

“Ky është një sinjal i qartë se e gjithë historia e pushtetit tonë të ri është marrë peng nga një njeri. Nëse ai nuk i don SHBA-të këtë nuk mund të ia imponojë shtetit.Në dy dekadat e fundit askush nuk ka përfituar nga dialogu sesa vendi ynë, kjo mungesë e përgjegjësisë është kontribut për një gjendje të panjohur për ne. Ju ka humbur rruga në oborr nuk janë unik as brenda qeverisë që drejtojnë vetë”, ka theksuar Tahiri.

Tahirit i ka replikuar Arben Gashi i LDK-së duke thënë se qëndrimi i LDK-së ka qenë dhe mbetet heqja e taksës.

“Nëse ju jeni për heqje të taksës këtu ka një keqkuptim të madh pse është thirrë kjo seancë. LDK është e qartë qysh para fushatës e pas saj, se jemi të vendosur për të hequr taksën”.