Adelina Berisha e konfirmon së është gjobitur nga ATK me 72 mijë euro

Këngëtarja Adelina Berisha, ka konfirmuar që është dënuar nga ATK me 72 mijë euro

Këtë gjë e ka konfirmuar me anë të një story në Instagram edhe vet këngëtarja.

“Për të gjithë ju që me keni pyetur a është e vërtetë që me ka dënu ATK me 72 mijë euro? PO “shteti i ynë” i dashur me ka dënu”. Dhe po reagoj sepse nuk është shuma reale që unë jam dënuar”, ka shkruar Adelina në fund të reagimit të saj.

Tutje, ajo ka folur për shumë koncerte edhe humanitare që ka pasur, prej moshës së re e deri me sot.

“Unë shpresoj që do të këtë drejtësi dhe do ta sqaroj këtë padrejtësi sepse si artiste jam munduar që të jap më të mirën nga vetja që nga mosha pesë vjeçare, që kur kam filluar që të këndojë”.

Në fund, ajo nuk ka kenë pa përmendur edhe projektet e saj të reja që thotë se do t’i sjellë, derisa në adresë të Gazetës Express ka dërguar edhe një mori certifikatash “Mirënjohje” që ajo ka marrë si kontribut që ka kënduar në koncerte humanitare.