Ambasada Amerikane në mbështetje të filmit ‘’Zgjoi’’ në rrugëtimin drejt Oscars 2022

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, po ofron mbështetje për filmin kosovar ‘’Zgjoi’’, me regji të Blerta Bashollit dhe rol kryesor të aktores Yllka Gashi.

Këtë e ka bërë duke shpërndarë përmes facebookut, një artikull ndërkombëtar të Associated Press, në të cilin shkruan për shpresën që ky film të hyjë në Akademinë e Çmimeve Oscars, përcjell Klankosova.tv.

Madje ambasada amerikane në reagimin e tyre, kanë shkëputur një pjesë të artikullit ku shkruan specifikisht për gjasat e mëdha të Kosovës për t’u bërë pjesë e Oscars:

”Jo vetëm që [Hive] u bë filmi i parë në historinë e festivalit Sundance që fitoi tre çmimet më të mira në garën botërore të kinemasë, por tani ka një shans të madh për t’u bërë pretendenti i parë i Kosovës për Oskar në kategorinë më të mirë ndërkombëtare të filmit”.