Robert De Niro dhe Anne Hathaway i ribashkon projekti filmik “Armageddon Time”

0
78

Dyshja e famshme e kinematografisë, Robert De Niro dhe Anne Hathaway, të cilët kanë luajtur së bashku në komedinë e vitit 2015 “The Intern”, besohet se do të aktrojnë sërish krahas njëri-tjetrit në dramën e ardhshme, “Armageddon Time”, e cila bazohet në kujtimet e fëmijërisë së regjisorit James Gray.

Sipas portalit “Variety”, De Niro dhe Hathaway, i janë bashkuar aktorëve tjerë yje të hollywoodit, Cate Blanchett, Oscar Isaac dhe Donald Sutherland, në realizimin e këtij projekti.

Filmi në fjalë e prekë temën e shoqërisë dhe besnikërisë, derisa ngjarja zhvillohet në një kohë kur Amerika po bëhej gati ta zgjedhë Ronald Reaganin si president të shtetit, transmeton Koha.

James Gray, i njohur për filmin “Ad Astra”, e ka bërë skenarin e këtij projekti si dhe do të shërbejë në rolin e regjisorit të filmit që kryesisht bazohet në përvojat e tij si student në New York.

Për shkak të pandemisë së vazhdueshme të koronavirusit, nuk dihet kur do të nisë puna rreth realizimit të filmit “Armageddon Time”, por edhe shumë projekteve tjera të hollywoodit të cilat i kanë pezulluar xhirimet deri në përmirësim të situatës së shkaktuar nga kriza shëndetësore globale.