Adem Salihaj shpërthen në fyerje të rënda ndaj Isa Mustafës pas rezultatit katastrofal të LDK-së

Adem Salihaj shpërthen në fyerje të rënda ndaj Isa Mustafës pas rezultatit katastrofal të LDK-së

Anëtari i LDK’së, Adem Salihaj ka reaguar pas rezultatit jo të mirë në zgjedhje të LDK’së.

Salihaj ka ‘shpërthyer’ në fyerje të rënda ndaj Isa Mustafës, duke e quajtur ‘të neveritshëm.

Reagimi i plotë i tij:

Isa Mustafa, njeriu më i neveritshëm i të gjitha kohërave, njeriu më i pa dinjitet, shkatërruesi i LDK-së, shkatërruesi i vlerave rugoviane të lirisë dhe demokracisë, argati i bandave dhe i së keqes.

Votuesi i LDK-së, i mbushur mllef tej mase në Isa Mustafën, duke mos gjetur mënyrë tjetër për ta larguar atë , e ndëshkoi LDK-në. E padrejtë, vërtetë e padrejtë, por nuk gjeti mënyrë tjetër, sepse struktura u bë servile dhe nuk reagoi.

Ndërkaq, Isa Mustafa, edhe pasë gjithë kësaj, ka fytyrë ende të rrijë si kryetar në zyrat e LDK-së!

A mund të durohet pafytyrësi deri në këtë masë?!

I ka kaluar të gjithë kufijtë!