Zv/ministri i LDK-së: Zgjedhim miqësinë me SHBA-të, para koalicionit me VV-në

Zëvendëskryeministri i MKRS-së, Ismet Beqiri ka thënë se pa miq, pa përkrahjen e partnerit kryesor të Kosovës, Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk mund të ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.

Përmes një postimi në Facebook, Beqiri ka thënë se mes koalicionit qeverisës e me tendencë të humbjes së përkrahjes së miqëve dhe partneritetit me SHBA-të, LDK është për këtë të dytën pa asnjë dilemë.

Postimi i tij i plotë:

Pa miq, pa përkrahjen e partnerit tonë kryesor SHBA-ve nuk mund te ketë as qeveri dhe as Kosovë stabile.
LDK në mes partneritetit-koalicionit qeverisës e me tendencë të humbjes së përkrahjes së miqëve dhe partneritetit me SHBA-të duhet të jetë dhe është për këtë të dytën, pa asnjë dilemë.
Duhet të reflektojmë urgjentisht.
Me miq dhe shtet nuk mund të luhet.