Adi Krasta i bashkohet RTK-së

Gazetari Adrian Krasa, i njohur si Adi Krasta do të jetë zëvëndës drejtor i përgjithshëm i RTK-së. Sipas burimeve nga ky medium, Krasta ka dal i pari në garën për zëvëndës drejtor të Përgjithshëm pas procesit të ri –intervisitimt.

Në garë kane qenë 4 kandidatë, dhe vetëm Krasta ka qenë kandidat i jashtëm. Mësohet se procesi i ri-intervisitmit ka ndodhur për shkak se komisioni i ankesave ka konstatuar lëshime procedurale në fazën e parë të intervistimit, ku anëtarët e komisionit përzgjedhës nuk kanë arsyetuar me kohë poentimin për secilën pyetje, ashtu siç parashikohet në Rregulloren e brendshme të RTK-së për rekrutimin e menaxhmentit të lartë. Zyrtarizimi i Krastes mund të bëhet vetëm pasi Drejtori i Përgjithshëm të dërgoi emrin e tij për votim në Bord.

Deri në këto momente, menaxhmenti i RTK-së nuk ka konfirmuar rezultatin e intervistimit të sotëm.

Në garë kane qenë:

Ilire Zajmi

Rilind Gërvalla

Naser Thaçi

Adrian Krasta