Përplasje me armë zjarri në Krujë, një i plagosur

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar në Fushë-Krujë, në afërsi të zonës së Spitalit “Stefan Gjoni”.

Nga të dhënat e para bëhet e ditur se i plagosuri është 35-vjeçari me inicialet A.I, ndërsa konflikti dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

Sipas raportimeve 35-vjeçari ka humbur shumë gjak për shkak të plagëve të marra, ndërkohë që në gjendje të rënduar i është drejtuar Spitalit të Traumës.