Gjendet një person i vdekur në Drenas

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në Drenas është gjetur një trup i pajetë, i një mashkulli.

Trupi i viktimës është dërguar për obduksion.

“ Është raportuar se viktima mashkull kosovar ishte gjetur pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.