Agim Veliu për prishjen e raporteve SHBA – Kosovë: Nuk jemi të lidhur me zinxhir me askënd (VV), LDK shpejtë do të marrë masa!

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Agim Veliu në një deklaratë për Gazeta Blic ka komentuar kërcënimet e SHBA në drejtim të qeverisë së Kosovës, se në rast se nuk largohet taska 100 për qind, do të ketë sanksione ndaj Kosovës.

Kërcënimi i fundit që ka ardhur ndaj Kosovës është nga senatori amerikan David Perdue i cili ka kërkuar tërheqjen e trupave amerikane nga Kosova, nëse taksa 100 për qind ndaj produketeve serbe e atyre boshnjaku nuk largohet, pa u zavëndësuar me asnjë masë tjetër.

Por nënkryetari i LDK Agim Veliu është zotuar se Lidhja Demokratike e Kosovës nuk do të lejoj prishje të raporteve me Shtetete e Bashkuara të Amerikës.

“Sigurisht ne si LDK do ta shqyrtojmë me seriozitet këtë situatë dhe ju suguroi se LDK në asnjë moment nuk do të lejoj askënd që të prish raportet me SHBA” ka thënë Veliu për Gazeta Blic.

I pyetur se çfarë do të bëjë LDK në rast se kryeministri i Kosovës Albi nKurti nuk e heq takdës siç po kërkojnë zyrtarët me të lartë amerikanë, Veliu ka pasur një përgjigje interesante.“ Ne nuk jemi të lidhur me askënd me zinxhir (VV), do të marrim masat që raportet me partnetrin mik të Kosovës të mos prishen e as dëmtohen”, ka deklaruar ai.

Ndryshe Senatori amerikan David Perdue ka komentuar situatën aktuale politike në vend, pas mos marrjes së vendimit për heqjen e taksës nga Qeveria e Kosovës.Perdue në një shkrim të bërë në rrjetin social Twitter, ka shkruar se për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.Ai thotë se tani me përparimin historik që është bërë mes dy shteteve, është në dorë të Kosovës që të bëjë pjesën e vet, si dhe të shfuqizojë tarifën e vendosur ndaj Serbisë.

Senatori amerikan shton se nëse Kosova nuk është e përkushtuar për paqe, atëherë, Shtetet e Bashkuara duhet të shqyrtojnë praninë e trupave aty.

“Për më shumë se dy dekada, forcat amerikane kanë ndihmuar në ruajtjen e paqes mes Kosovës dhe Serbisë. Tani, me progresin e bërë historik, Kosova duhet të bëjë pjesën e vet dhe të shfuqizojë të gjitha detyrat e vendosura ndaj Serbisë. Nëse Kosova nuk është plotësisht e përkushtuar për paqe, atëherë SHBA. duhet të rishqyrtojë praninë e saj atje”, ka shkruar ai.

Përvec këasj SHBA ka paralajmëruar se nuk do të investohet asnjë cent në projektin e Sfidave të Mijëvjeçarit për shkak të qëndrimit të Qeverisë së Kosovës ndaj kërkesës së SHBA për taksën.