Agron Përçuku emërohet Drejtor i Drejtorisë për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë

Agron Përçuku nga tani do ta udhëheq Drejtorinë për Inspektime në Komunën e Vushtrrisë, drejtori kjo që më parë udhëhiqej nga Rrahim Ajeti.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Përçuku përmes një postimi në facebook.

Postimi i plotë:

Me propozim të Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës dega në Vushtrri dhe me vullnet të Kryetarit të Komunës z. Xhafer Tahiri, është vendosur që të emërohet Drejtor i Inspekcionit Agron Përquku, i cili për dy mandate radhazi arriti ta marrë besimin e qytetarëve për t’u zgjedhur asambleist nga radhët e LDK-së në Kuvendin Komunal të Vushtrrisë.

Pata kënaqësi që të jem prezente në momentin e emërimit të Agron Përqukut në detyra dhe përgjegjësi të reja.

I uroj sukses në detyrën e re si Drejtor i Inspekcionit Agron Përqukut, i cili për gjatë gjithë këtyre viteve sa është angazhuar në LDK, ka shërbyer me nderë dhe përkushtim në kryerjen e të gjitha përgjegjësive që ka pasur.