Ahmeti: + 4 raste të reja në Prishtinë, MSH mund të shtyejë relaksimin e masave

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pas njoftimit të IKSHPK-së se sonte janë konfirmuar edhe katër raste të reja me Covid-19, ka lajmëruar se Ministria e Shëndetësisë mund të shtyejë relaksimin e masave.

Ahmeti ka thënë se pakujdesia mund të vonoj relaksimin e masave pas 18 majit pasi mund të ketë rritje të dytë të rasteve.

Njoftimi:

4 raste të reja në Prishtinë e 24 në krejt Kosovën. Pakujdesia mund të vonojë relaksimin e masave. Po mundohemi në çdo mënyrë ta kufizojmë këtë rritje të dytë të rasteve por na duhet bashkëpunimi i të gjithëve. Përndryshe IKSHP dhe Ministria e Shëndetësise mund të shtyejnë relaksimin e masave.

#rriNshpi