Ahmeti: Fillimi i negociatave për anëtarësim në BE, në qershor presim datën

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka shtruar një drekë lamtumirëse për Ambasadorin Amerikan në Maqedoni, Xhes Bejli, i cili largohet nga detyra në fillim të Marsit.

Ahmeti dhe Ambasadori Bejli gjatë këtij takimi biseduan për periudhën e  bashkëpunimit katër vjeçar dhe të arriturave të vendit gjatë kësaj periudhe.

Ahmeti theksoi se gjatë kësaj periudhe janë arritur marrëveshje të rëndësishme për Maqedoninë , siç është mbyllja e kontestit me Greqinë dhe Bullgarinë, më pastaj arritja e barazisë gjuhësore si dhe hapat inkuadrimit në NATO. Kurse në qershor pritet edhe për datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Sipas një komunikate të BDI-së, Ahmeti thekson se mbetet akoma shumë punë për tu bërë për reformën në organet e sigurisë, administrates dhe sundimit të së drejtës.

Gjithashtu ata këmbyen mendime për Bashkimin Demokratik për Integrim dhe për perspektivat në dy dekadat para nesh, anëtarësimin në NATO dhe BE, reformat, zgjedhjet presidenciale, si dhe për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë.

Në fund Ahmeti e falenderoi Ambasadorin Bejli për rolin e tij mbështetës për dalje nga kriza si dhe ndihmën drejt integrimit euroatantik.

Ai gjithashtu ftoi ambasadorin Bejli për vizitë në shtëpinë e tij, kurdo që kthehet për ta vizituar Maqedoninë.