Ahmeti kërkon masa më të rrepta me vendim të Kuvendit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kërkuar masa më të rrepta për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Në një postim në Facebook, Ahmeti i ka kërkuar Qeverisë në detyrë që të dërgojë në Kuvend rekomandimet, duke thënë se thirrja për të mos dal në qytet pa nevojë nuk po respektohet.

“I rekomandojmë nivelit qendror që të dërgojnë në Kuvend rekomandimin për masa tjera restriktive. Thirrja mos me dal pa nevojë nuk po respektohet. Mos të vajtojmë më vonë. #rriNshpi”, ka shkruar Ahmeti.