Austri: Refugjatët në grevë urie

Pesëmbëdhjetë azilantë në një qendër refugjatësh në zonën Kufstein, në krahinën e shtetit federal Trol, mbajnë grevë urie sepse janë refuzuar kërkesat e tyre për azil, transmeton AA.

Sipas lajmit të televizionit shtetëror austriak ORF, 15 refugjatë, në mesin e të cilëve edhe një vajzë 14 vjeçare, kanë filluar grevë urie.

Në lajmin theksohet se këto refugjatë, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar, tashmë rreth 48 orë refuzojnë ushqimin, me qëllim që sërish të shqyrtohen kërkesat e tyre dhe të mos deportohen.

Në njoftimin e Ministrisë austriake të Punëve të Brendshme theksohet se në qendrën e refugjatëve që quhet “qendra e kthimit”, nga ana e Qeverisë ekstreme e djathtë janë plotësuar të gjitha standardet dhe se është duke u bërë përpjekje që të bisedohet me azilantët.

Sipas Ministrisë, do të zbatohen procedurat lidhur me grevën e urisë dhe do të mundësohet ndihmë mjekësore për refugjatët.

Më tej thuhet se në qendrën e refugjatëve ku mbahet greva e urisë, gjenden 40 refugjatë, kërkesat e të cilëve për azil janë refuzuar, dhe theksohet se greva nuk do ta ndryshojë vendimin për refuzimin e kërkesave të tyre.