Tahiri pyetje për Qeverinë: Pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes?

Kosova dhe Serbia janë marrë vesh lidhur me pranimin e dokumenteve identifikuese të njëra – tjetrës. Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri, e cila kishte nënshkruar marrëveshje për këtë çështje në vitin 2011, ka një pyetje.

Edita Tahiri është përmendur shumë këto ditë, pasi Kryeministri Albin Kurti, me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-së, u mor vesh me Presidentin serb, Aleksandër Vuçiqin, për të zbatuar marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2011, për lëvizjen e lirë.

Vetë ish-kryenegeciatorja pyet se pse nuk po publikohet teksti i marrëveshjes, për arritjen e së cilës u njoftua të shtunën.

Kosova dhe Serbia akoma nuk janë marrë vesh për targat, pasi Qeveria e Kosovës ka vendosur që prej 1 shtatorit të mos lejojë hyrjen me targa të lëshuara ilegalisht nga Serbia, për rajone të ndryshme të Kosovës, ashtu siç i njeh Serbia (UR, KM..).

Por, palët janë dakorduar që të lejojnë hyrjen e shtetasve të njëra – tjetrës, pa u dhënë një letër hyrje/dalje. Kosova planifikonte që, si masë reciproke ndaj Serbisë, lëshimin e kësaj letre ta niste prej 1 shtatorit.

Postimi i plotë i Tahirit, pa ndërhyrje:

Marreveshja per finalizimin e zbatimit te marreveshjes per levizjen e lire te 2011 u arrite per letra shoqeruese, ajo e targave po pritet. Pyetja eshte pse nuk po publikohet teksti i kesaj marreveshje?