Ahmeti: Kur e ngojsha Vjosën për Escobarin… hajgare janë këto

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Vjosa Osmani ka bërë gabim kur e ka krahasuar Hashim Thacin me Pablo Escobarin.

Ahmeti ka thënë se ky krahasim ishte qesharak dhe aspak i drejtë.

“Dëgjoni, Escobari nuk ka pasur shtet. Ai ka qenë anti-shtet. Ka vënë bomba nëpër qytete. Ka ekzekutuar gjykatësa pasi kanë vënë aktakuzë. Kur e ngojsha Vjosën për Escobarin… hajgare janë këto”, ka thënë ai.

Tutje ai ka thënë se edhe krahasimet për Albin Kurtin dhe Hugo Chavezin nuk ishin të sakta.

“Së pari, Kurti nuk e ka naftën e Chavezit. Venezuela është vendi i dytë më i madh me rezerva të naftës. Dëgjoni. Kurti është njeriu më i mençur që unë e njoh personalisht. Por ai ka nevojë për një kundërbalancë”, shtoi ai.