Moti sot dhe ditëve në vazhdim!

Nesër në Kosovë do të mbajë mot mjaft jo-stabil, me zhvillime të fuqishme të vranësirave të cilat herë pas here pritet të sjellin reshje të dendura shiu. Pasdite në shumë rajone mund të ketë edhe rrebeshe të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe breshër.

Edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe Mal të Zi nesër do të mbajë mot i paqëndrueshëm. Përpos intervaleve kohore me diell, priten zhvillime të fuqishme të vranësirave konvektive të cilat do të sjellin rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Pasnesër në tërë rajonin na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të cilat në disa rajone do të sjellin rrebeshe të izoluara shiu kryesisht në Dukagjin, Shqipërinë veriore dhe lindore dhe pjesën perëndimore të Maqedonisë Veriore. Në viset tjera do të jetë kryesisht thatë dhe freskët.

Nga e hëna pritet përmirësim gradual i motit. Pritet të kemi alternime të vranësirave dhe intervaleve kohore me diell. Gjithashtu priten edhe ngritje të temperaturave, kurse të Mërkurën në Kosovë priten reshje të reja shiu./Meteoballkan