Ahmeti: Ndërprerja e plotë e punës në kryeqytet shkakton pasoja të rënda ekonomike

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka sqaruar qytetarët se vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, duke bazuar në rekomandimet e IKSHP-së dhe se Ministria e Tregtisë mori vendim për personat e lejuar për hyrje-dalje nga Prishtina sipas listës që e kanë dërguar te Policia.

Ahmeti tha se kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizim vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë, si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat e tjera, pasi, sipas tij, ndërprerja e plotë e punës do të shkaktonte pasoja të rënda ekonomike.

Postimi i plotë:

Së pari një sqarim:

Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, duke u bazuar në rekomandimin e IKSHP-së. Ministria e Tregtisë ka marrë vendimin për personat e lejuar për të hyrë e për të dalë nga Prishtina sipas listës që e kanë dërguar te Policia. Lejet për qarkullim për të hyrë e për të dalë i lëshon Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Brenda territorit vlejnë rregullat e njëjta si më parë.

Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë, si dhe të lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike.