Ahmeti: Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes

0
484
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se Pallati i Rinisë është drejt rimëkëmbjes.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se për një muaj e gjysmë ka mbledhë të hyra rekorde ku sipas tij, së shpejti do paguhet i gjithë borxhi dhe do vazhdohet drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme.
“Pallati i Rinisë drejt rimëkëmbjes. Për një muaj e gjysmë ka mbledh të hyra rekorde, pa paguar gjithë pagat dhe një pjesë të vogël të borxhit”.
“Shpejt e paguajmë gjithë borxhin dhe lëvizim drejt projekteve kapitale të renovimit të pjesëve të ndryshme, përfshi edhe luftën ndaj çfarëdo lloj parregullsie”, ka thënë Ahmeti.