Aksion në veri/Policia speciale me maska, arrestohen dy persona

Njësia speciale kanë arrestuar sot një person në Mitrovicë, përkatësisht te varrezat e serbëve afër rrugës që dërgon për në Leposaviç.

Gjatë mëngjesit të sotëm, janë vërejtur forcat e shtuara në veri të vendit, ku bëhet e ditur se Policia po kërkon dikë, edhe pse ende nuk është konfirmuar.

Mirëpo, siç bëhet e ditur, sot ka ndodhur një arrestim te varrezat e serbëve në veri të Mitrovicës.

“Jepi zë” ka publikuar pamjet nga ky arrestim, derisa shihej se Policia me maska kanë nxjerrë një person nga vetura.

Arrestohen dy zyrtarë policor në veri të Mitrovicës

Dy zyrtarë policorë të Njësisë kufitare janë arrestuar sot pasdite në veri.

Mësohet se të arrestuarit janë G.S dhe D.K. Sipas këtyre burimeve, ata janë prangosur në lidhje me dyshimet për veprën “keqpërdorim i pozitës zyrtare”.