Policia konfirmon vrasjen dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri: “Është konfiskuar një armë, hetimet po vazhdojnë”

Policia konfirmon vrasjen dhe plagosjen e dy personave në Vushtrri: “Është konfiskuar një armë, hetimet po vazhdojnë” (Video nga vendngjarja)
Policia ka konfirmuar vrasjen e sotme në Vushtrri dhe plagosjen e dy personave.

Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti një prononcim për Veriu.info, ka treguar se vrasja ka ndodhur rreth orës 15:50 në Vushtrri.

“Rreth orës 15:50, është raportuar se nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.

Ai ka treguar se në lidhje me ngjarjen janë arretuar dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë.

“Hetimet e mëtejme po vazhdojnë nga njësite përkatëse policore”, ka thënë Zahiti për Veriu.info.