Ajet Berisha me program ambicioz për arsimin në Obiliq

Kandidati për kryetar të Obiliqit nga Lëvizjes për Bashkim, Ajet Berisha në vazhdën e prezentimit të programit të tij për qeverisjen 4 vjeçare të Obiliqt, sot prezentoj planin e tij ambicioz në fushën e arsimit.

Ndër të tjera, Ajet Berisha premtoj edhe:

1. Arsim të de-partizuar;

2. Zgjerimi i hapësirave për parashkollorët në shkolla;

3. Paisje të teknologjisë informative për çdo klasë në çdo shkollë;

4. Tabela të mençura në çdo klasë;

5. Salla sportive në shkolla;

6. Rritje e sigurisë në objektet shkollore;

7. Bursa për studentë dhe nxënës, posaçërisht studentët që studiojnë matematikën, fizikën, shkencat teknike dhe mjekësinë;

8. Ndërtimi i çerdhes në Milloshevë;

9. Psikologë nëpër shkolla;

10. Digjitalizimi i shkollave;

11. Laboratorë në shkolla;

12. Ngritja e nivelit të higjienës;

13. Themelimi i programit “Teatri për edukim” në çdo shkollë.