Koalicioni i dytë: NISMA-AKR koalicion parazgjedhor

Nisma dhe Akr është koalicioni i dytë parazgjedhor.

Pas marrëveshjes AAK-PSD, mbrëmë në orët e vona është arritur marrëveshja për koalicionin mas partisë së Fatmir Limës dhe Behxhet Pacollit.

Indeksonline njofton se Nisma ka marrë këtë vendim me të vetmin qëllim, krijimin e një boshti të ri në zgjedhjet që pritet të mbahen me 6 tetor.

Madje, dy partitë që janë marrëveshur mbrëmë e kanë lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit edhe me subjekte të tjera politike brenda kësaj liste.

Marrëveshja pritet të nënshkrohet sot në orën 11:00.