Ajeti shënon për Celticun (Video)

Sulmuesi kosovar, Albian Ajeti ka vazhduar me start impresiv te kampioni i Skocisë, Celticu. Ajeti të dielën realizoi gol në fitoren 3:0 të Celticut ndaj Motherwellit. Për reprezentuesin e Zvicrës është goli i dytë në dy ndeshje për Celticun, te e cila skuadër është transferuar nga West Hami.

Ajeti të dielën luajti në fazën finale të ndeshjes. U aktivizua në minutën e 71-të. Realizoi për 2:0 menjëherë në minutën e 74-t. Celticu renditet i treti me dhjetë pikë nga katër ndeshje.

“Albianit i duhet ende punë kondicionale, por ju mund të shihni se çfarë lojtari është vërtetë ai. Mund të shihet se sa i mirë është në fushë”, ka thënë trajneri i Celticut, Neil Lenon.

https://twitter.com/i/status/1300106141037457409