Akademi përkujtimore për Mujë Krasniqin e 40 dëshmorë tjerë të UÇK-së

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së, në 24 vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit dhe 40 dëshmorëve të tjerë të UÇK-së, mbajtën akademi përkujtimore, shkruan Fokusi.info.

Pjesëmarrës në akademi ishin shumë bashkëluftëtarë, qytetarë, institucione qendrore e lokale. Me këtë rast, fjalë rasti mbajtën Xhavit Jashari në emër të organizatorit, pastaj Hysni Shabani komandant i brigadës 113 “Mujë Krasniqi”, si dhe profesor Emin Kabashi. Mëpastaj u mbajt edhe një program kulturo-artistik.

https://youtu.be/6h8_Vm7MwPo

Mëngjesin e ftohtë të 14 dhjetorit 1998, një grup ushtarësh të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, teksa po kalonin kufirin “shqiptaro-shqiptarë”, duke hyrë në Kosovë, hasën në një pritë të forcave serbe. Të ngarkuar me armë dhe municione siç ishin, ushtarët e UÇK-së u përballën me trupat serbe duke luftuar te Likenet e Hasit në Gorozhup të Pashtrikut.

Gjithsej 41 ushtarë të UÇK-së ranë dëshmorë në udhëtimin e tyre të përbashkët prej luftëtarësh për çlirimin e Kosovës nga Serbia okupatore. Ndër ta edhe Mujë Krasniqi – Kapuçi, Komandant i Brigadës 113 në Zonën Operative të Drenicës./Fokusi.info/