Musliu e krahason Osmanin me ‘pulë të keqe’

Deputetja nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu e ka ofenduar kryeparlamentaren Vjosa Osmani duke e krahasuar me “pulë të keqe”.

Musliu ishte e ftuar në emisionin Frontal në T7, ku tha se Osmani po e luan kartën e viktimizimit.

“Vjosa, s’kisha deshtë mu merr me të sepse zakonisht është problematike sepse ka ditë me luajt me kartën e viktmizimit, se po e sulmojnë veç se është femër”, ka thënë ajo.

Musliu e ka krahasuar Osmanin me një “pulë të keqe”.

“Megjithatë me një fjalë po e përmbledhi, ti je rritë në fshat unë në fshat, ato pulat e kqija që e kanë hangër drithin në shtëpi të vet, e vonë e kanë ba në kojshi s’kanë as të ardhme. E ardhmja e saj politike nuk është në ditët më të mira të saj”, ka thënë Musliu.