Akademia e Kosovës dhe e Malit të Zi me marrëveshje bashkëpunimi (video)

Simpoziumet, konferencat dhe bashkëpunimet shkencore, tash e tutje do t’i kenë më të shpeshta.

Kjo pasi akademikët e dy shteteve, Kosovës e Malit të Zi, të martën i dhanë firmën një dokumenti i cili zyrtarizon punën e tyre të përbashkët, njofton Klan Kosova.

Kjo iniciativë po vlerësohet shumë nga nikoqiri, Nexhat Daci.

I lumtur është edhe homologu i Dacit, malaziasi Dragan Vukceviq, i cili tha se me bashkimin e dy shteteve në fushën e shkencës, mund të arrihet shumë.