AKB mirëpret rritjen e pagës minimale, por kundërshton vendimin për t’i lënë jashtë veteranët e UÇK-së

Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e ka mirëpritur vendimin e Kuvendit për rritje të pagës minimale, por që e kundërshton vendimin për t’i lënë jashtë veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me këtë rast, nga viti 2017 e ka mbështetur rritjen e Pagës minimale nga 130-170€ në 250-264€ por pa i përjashtuar kategoritë tjera sociale dhe Veteranët e UÇK-ës.

Sipas një studimi të bërë nga AKB-ja rritja e Pagës minimale do të ndikoj pozitivisht në rritjen e standardit jetësor në qarkullimin e brendshëm të parasë mbi 42 milion euro.

“Kjo do të ndikoj dukshëm në përmirësimin e standardit jetësor të kategorive sociale. Vendim i vonuar por prap se prap i mirëpritur. Nëse janë përjashtuar veteranët nga përfshirja e këtij Ligji për rritjen e Pagës minimale, atëherë AKB i propozon Qeverisë së Kosovës që Veteranët të ju përcaktohet paga mesatare në nivel vendi”, thuhet në njoftimin e AKB-së.