Akoma e shtrirë në spital, motra e Ganimete Musliut tregon për gjendjen e deputetes

Fatmire Musliu, motra e deputetes së PDK’së Ganimete Musliu, ka njoftuar se gjendja shëndetësore e kësaj të fundit është e mirë.

Me anë të një postimi në ‘Facebook’, ajo ka thënë se “po bëhet çdo ditë pak më mirë”, shkruan Fokusi.info.

Tutje, ka falënderuar të gjithë për mesazhet dhe kujgesin.

“Pershendetje nga Gjermania. Falë Zotit dhe njerëzve të mirë, motra ime, deputetja e Kuvendit të Kosovë Ganimete Musliu po bëhët çdo ditë pak më mirë. Përkrahja e juaj e madhe i ka dhënë forcë dhe e ka gëzuar pa masë. Së shpejti ajo do t,iu përgjigjet dhe do t‘iu falenderoj të gjithëve personalisht për kujdesin, dashurinë, lutjet dhe respektin që ia keni dhuruar gjatë këtyre dy javëve”, ka shkruar ajo.

“Deri atëherë, në emër të saj dhe timin, ju dërgoj shumë përqafime. Zoti ju ruajtë dhe ju bekoftë juve dhe të dashurit tuaj. Paçit një të diel fantastike”, përfundon postimi i saj.

Deputetja Musliu para dy jave iu është nënshtruar një operimi në zemër, të cilin e ka kaluar me sukses.