Taravari nuk ndalet, në një ndërmarrje tjetër komunale rrit rrogat për 25%

Kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari ka vazhduar me rritjen e rrogave në ndërmarrjet komunale.

Javën e kaluar ai rriti rrogat për punëtorët e ndërmarrjes komunale për pastrim dhe gjelbërim, edhe ate nga 9 mijë denarë në 15 mijë denarë.

Ndërsa, kësaj radhe ka vendosur që ti rriten rrogat puntorëve të NP “Parkingje dhe Gjelbrime”, edhe ate për 25%, do të thotë që pagesa e tyre nga 12 mijë tashmë është bërë 15 mijë denarë.>

“Një nga prioritetet kryesore tona do të jetë gjithmonë përmirësimi i pagesave dhe kushteve të punës, jemi krenar për këtë hap të rëndësishëm drejt respektit dhe vlerësimit të punëtorëve. Për ju ia vlen çdo sfidë! Gostivari i Pari!”, ka shkruar Taravari. (INA)