Akreditohet SHMLM “Viciana Med” në Vushtrri

Sot është akredituar për tri vite shkolla e vetme private e mesme e mjekësisë në rajonin e Mitrovicës me seli në Vushtrri.

E këtë e ka bërë të ditur drejtori i kësaj shkolle, Rrahman Sefedini përmes një postimi në llogarin e tij në “facebook”, ku edhe i ka falenderuar bashkëpunëtorët.

“Dua ti felenderoj së pari Autoritetin kombëtar te Kualifikimit për një bashkëpunim korektë dhe të gjithë mësimdhënsit dhe stafin e shkollës për përkrahje dhe bashkëpunim te vazhdueshëm ku falë juve SOT u akredituam” shkroi Sefedini.

Ndërsa, kjo shkollë parashihet ti këtë 10 paralele, dhe drejtues të shkollës kanë arritur marrëveshje më përfaqsues nga Gjermania, ku nxënësit një pjesë të shkollimit do ta përfundojnë atje, dhe diploma e kësaj shkolle do njihet edhe jashtë-vendit.