Këta janë të arrestuarit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona lidhur me vrasjen e trefishtë në Gllogjan, mbrëmjen e 26 nëntorit.

Burime të Indeksonline kanë pohuar se është arrestuar Halil Mehmetaj bashkë me dy djemtë e tij, Malsor e Kreshnik Mehmetaj.

Motivi i sulmit ndaj autobusit në Gllogjan dyshohet të jetë i lidhur me vetëvrasjen e 20-vjeçares nga po i njëjti vend, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor të vitit të kaluar.

Nga ky sulm vdiqen tre persona, shoferi i autobusit dhe dy nxënës.