Aksident fatal mbi fshatin Lluçan, ka edhe të vdekur

Tashmë është konfirmuar edhe vdekje e dytë nga aksidenti fatal që ndodhi në orët e mbrëmjes mbi fshatin Lluçan.

Një aksident fatal ka ndodhur në orët e mbrëmjes mbi fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit në rrugën e cila shpije për në Dobrosin.

Në makinën e cila është rrokullisur në rrugën malore ndodheshin 6 të rinjë të moshës 15-18 vjeçare.

Deri tani, Spektri ka mësuar se njëri nga të aksidentuarin ka ndërruar jetë, ndërsa edhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë.