Aksident fatal në Tiranë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në një fshat të Tiranës.

Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor në Prezë.

Identetiteti i viktimës nuk është bërë ende i ditur.

Ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë.