Ardita Sinani del pozitiv me Covid-19

Kryetarja e degës së PVD-së në Preshevë, Ardita Sinani është infektuar me Covid-19, shkruan Fokusi.info.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ajo përmes një postimi në Facebook.

Postimi:

Të nderuar qytetarë,

Sot, si rrjedhojë të disa simptomeve të lehta paraprake, jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv, edhe pse me 11.02.2021 kam marrë dozën e dytë të vakcinës. Duke qenë se për momentin nuk kam ndonjë përkeqësim të rëndë shëndetësor, po kurohem në vetizolimin shtëpiak. ​ ​

Nga këto rrethana dhe përmes komunikimit elektronik, po vazhdoj punën dhe veprimtarinë.

Respektoni masat dhe ruajeni shëndetin.

Gjithë të mirat,

Ardita