Aksident “horror” në Fier, 61 vjeçarin e zë zetori sipër, vdes në vend

Aksident i rëndë në fshatin Zhame të Fierit. Shtetasi, Sherbet Meta 61 vjeç humbet jetën pasi ka rënë në kanal me zetorin e tij. Metën e ka zënë zetori poshtë dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Mjeti tip zetor nuk kishte ndriçim dhe si pasojë është shkaktuar rënia në kanal e cila ka rezultuar fatale. Në vendngjarje policia e Lushnjes po punon për zbardhjen e rrethanave. Është dashur ndërhyrja me një mjet të tonazhit të rëndë për të lëvizur zetorin dhe për të nxjerrë trupin e 61 vjeçarit Meta.

Faxweb