Aksident i rëndë, autobusi i linjës Libohovë-Tiranë del nga rruga

Një aksident i rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa një autobus i linjës Libohovë-Tiranë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal. Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur e plagosur shtetasja D.V, 30 vjeçe banuese në Libohovë e cila aktualisht po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Ndërkohë në venndngjarje kanë mbërritur edhe forcat policore të cilat po punojnë për të bërë të ditur rrethanat e plota që shkaktuan këtë ngjarje e cila fatmirëisht nuk shënoi të plagosur të tjerë apo dëme të tjera në njerëz.