Aksident i rëndë: Hapet gropa gjigante në mes të rrugës, “gëlltit” autobusin dhe kalimtarët e rastit – humbin jetën gjashtë persona (video)

Të paktën gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 tjerë u lënduan në Kinë, kur në mes të një rruge u hap një gropë gjigante e cila “përpiu” autobusin dhe disa këmbësorë.

Incidenti ka ndodhur të hënën në qytetin Ksining në pjesën qendrore në Kinë, kurse pamjet e kamerave të sigurisë shfaqin një shpërthim të fuqishëm në gropë pak sekonda pasi autobusi dhe kalimtarët e rastit përfunduan në gropë.

Në video është filmuar edhe momenti para incidentit, ku shihen qytetarët duke pritur autobusin dhe më pas duke ikur, pasi para syve të tyre u hap befasisht një gropë gjigante që “gëlltiti” autobusin.

Sipas mediave lokale, gropa u hapur ishte 10 metra e madhe, dhe deri më tani nuk dihet se sa persona gjendeshin brenda autobusit në atë moment.

Gjatë viteve të fundit në Kinë kanë ndodhur shumë incident të ngjashme që kanë marrë jetë njerëzish, ku këto gropa hapen shpesh për shkak të mos kryerjes së mirë të punimeve.

https://youtu.be/W84RyFdksGk