Aksident i rëndë: Kamioni shtyp në autostradë një shtetas maroken dhe largohet nga vendi i ngjarjes

Një ngjarja e rëndë është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Vorë, pasi një kamion ka përplasur për vdekje një shtetas maroken, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Policia njofton se aksidenti ka ndodhur në orën 21:00, por ende kur kanë kaluar rreth 20 orë nga ngjarja e rëndë nuk është bërë i mundur identifikimi i dhe kapja e autorit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.12.2020, rreth orës 21:00, në Vorë, dyshohet se një mjet kamion ende i paidentifikuar, nga pakujdesia ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin maroken me iniciale M.M. Po punohet per identifikimin dhe kapjen e autorit si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.