Aksident i rëndë me 4 të lënduar në aksin Levan – Tepelenë, makina përfundon jashtë rrugës

Një ak.sident i rëndë ka ndodhur pak më parë në aksin Fier-Tepelenë, ku janë lenduar pesë persona, anëtar të një familje. Bëhet fjalë për një familje nga Durrësi, e cila ishte duke i kthyer nga Greqia.

Makina e tyre tip “Ford” ka dalë nga rruga duke lënë të lënduar katër prej anëtarëve të familjes, të cilët janë ndihmuar nga shoferë të tjerë që kaluan aty. Për fat të mirë asnjëri prej tyre nuk është në rrezik për jetën.

Njoftimi i policisë

Sot rreth orës 22:20, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, automjeti tip “Ford Fokus” me drejtues shtetasin V.S., ka dalë nga rruga.

Për pasojë kanë marë dëmtime të lehta pasagjerët në mjet, shtetaset M.S., Z.S., A.S. dhe E.S., të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.