Aksident i rëndë në Dollc të Klinës, disa persona të lënduar (foto)

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në Dollc, ku janë përfshirë 5 vetura dhe një kamion.

Sipas një lexuesi të “Klina info” që na ka dërguar disa fotografi nga vendi i ngjarjes, 3 persona janë të lënduar rëndë, ka edhe tjerë me lëndime më të lehta.

Aty kanë dalë zjarrëfiësit ku kanë nxjerrë njerëzit nga vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe policia.