Aksident i rëndë në Pukë, makina përfundon në lum

Një aksident ka ndodhur sot në aksin Qafë Mali-Bajram Curri, ku një automjet ka rënë në lumin e Arstit.

Raportohet se si pasojë e aksidentit dy persona kanë mbetur të lënduar dhe janë dërguar me emergjencë në spitalin e Pukës.

Sakaq, ende nuk dihen shkaqet e aksidentit apo gjendja shëndetësore e të lënduarve.