“Deklaratë ma të pamatur, qysh more presidentja e shtetit kështu me fol”, Matoshi i shokuar me deklaratën e Vjosa Osmanit

Komentatori politik Halil Matoshi ka komentuar deklaratën e presidentës së Kosovës, Vjosa Osmani drejtuar ambasadorit të SHBA-së në Serbi Christopher Hill.

Sipas tij deklatata e presidentes tregon mungesë dije dhe mungesë të lidershipit.

“Deklaratë ma të pamatur, qysh more presidentja e shtetit kështu me fol, kjo është një fjali e cila tregon mungesë lidershipi, mungesë vizioni, mungesë dije për politikën dhe diplomacinë, dhe presidentja e shtetit është kryediplomate dhe me prodhu mosmarrveshjë për kurfar arsye, është ‘nonsence’, sepse Hill nuk guxon me fol kry në veti sepse diplomacia bëhet në Shtëpinë e Bardhë dhe nuk bëhen në Serbi”, tha ai.

Kujtojmë se, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka deklaruar mbrëmë për mediat serbe se aktualisht Serbia është më afër NATO’s se Kosova, deklarata e tij ka nxitur shumë reagime, ku sot ka reaguar edhe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Osmani tha sot se: “Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s nuk i ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit në NATO, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është e njëjtë siç ka qenë edhe para disa dekadave”.