Aksident i rëndë në Gjakovë, raportohet për tre të vdekur

Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e para të ditës në fshatin Raçë të Gjakovës.

Televizioni lokal i Gjakovës “Syri Vision”, raporton se nga ky aksident tre persona kanë mbetur vdekur.

Policia i ka thënë këtij televizioni se viktimat janë shtetas të Shqipërisë.

Ne do t’iu mbajmë të informuar për çdo njoftim tjetër nga ky aksident.