Aksident i rëndë në Gramsh, një i vdekur dhe tre të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në fshatin Poroçan të Gramshit, ku një makinë përfundoi në greminë pasi shoferi humbi kontrollin.

Në aksident ka humbur jetën një person dhe janë plagosur tre të tjerë.

Viktima dhe të plagosurit janë transportuar për në spital me makinat e rastit pasi as ambulancat dhe as policia nuk munden të mbërrinin për shkak të terrenit, raporton Abc News.

Në makinë kanë qenë pjestarët e një familjeje dhe shoferi ka humbur kontrollin në rrethana ende të paqarta.